Mbledhja e përbashkët e Kuvendeve të Kosovës dhe Shqipërisë përcolli mesazhe të rëndësishme, por shpërfaqi edhe përplasjet e brendshme mes kampeve politike në Tiranë dhe Prishtinë. Lojën e hapi Ramush Haradinaj. Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e shfrytëzoi foltoren për të kritikuar drejtpërdrejt Albin Kurtin, që sipas tij me agjendën e tij po i shërben Serbisë dhe Rusisë.