Socialisti Erion Braçe ka përforcuar kritikat ndaj Edi Ramës për mënyrën se si po e drejton partinë dhe se si trajton strukturat vendore. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braçe thotë se është e pakuptueshme që kryetari i partisë bën takime me socialistët e njësisë 5, teksa ai nuk ishte i ftuar. Braçe thotë se kolegët e tij në parti duhet të heqin dorë nga paranoja se ‘e kanë atë kundër’. Ai thotë se nuk është kundër askujt, por është me Partinë Socialiste. Ai përsëriti vetëofertën për të kandiduar për kryetar bashkie në Tiranë, duke shtuar se qyteti nuk po qeveriset dhe nuk po u shërben qytetarëve.