Hetimet lidhur me kryetarin e Bashkisë së Bulqizës Lefter Alla i cili ra në pranga bashkë me 11 zyrtarë të tjetë, pak ditë më parë, kanë zbuluar lidhjen e tij me Aqif Koneshën. Ky i fundit është administrator i kompanisë fituese të tenderit të ujësjellësit, tender i cili coi në pranga Allën, nën akuzës e shpërdorimit të detyrës. Kompania “2AF” në emër të Koneshës u skualifika një herë nga gara për tenderin e ujësjelljësit, por pas disa kohësh, rezultoltoi se ai kishte bërë bashkim kompanish duke u shpallur dhe fituese për të realizuar punimet në ujësjellësin e këtij qyteti.