Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, do të takohet me homologen e tij kanadeze në takimet e G7-ës më 13 mars, por diskutimet për kërcënimet amerikane për aneksim nuk pritet të jenë pjesë e bisedimeve, pasi takimet pritet të dominohen nga përpjekjet për të arritur një armëpushim në Ukrainë. Ruboi shkoi në Kanada një ditë më parë për takime me ministrat e Jashtëm të grupit të shtatë vendeve më të industrializuara (G7). Ai pritet që të njoftojë homologët e tij për përpjekjet amerikane për një armëpushim në luftën trevjeçare mes Rusisë dhe Ukrainës, pasi delegacionet e Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës u takuan më herët gjatë javës në Arabinë Saudite.