Top News – Tajvani përgatitet për luftë me Kinën / 40 miliardë dollarë për të forcuar ushtrinë
26/11/2025 12:00

Tajvani do të paraqesë një buxhet shtesë të mbrojtjes në vlerë prej 40 miliardë dollarësh për të theksuar vendosmërinë për t’u mbrojtur përballë kërcënimit në rritje nga Kina, tha presidenti Lai Ching-te. Kina, që e sheh ishullin vetëqeverisës të Tajvanit si pjesë të territorit të saj, ka rritur presionin ushtarak dhe politik gjatë pesë vjetëve të fundit për të forcuar pretendimet e saj territoriale, që Taipei i kundërshton. Ndërsa Tajvani përballet me thirrje nga Uashingtoni për të shpenzuar më shumë për mbrojtjen e tij, Lai tha në gusht se ai shpresonte të rriste shpenzimet për mbrojtje deri në 5 për qind të GDP-së deri më 2030. Duke zbuluar paketën me vlerë prej 39.89 miliardë dollarësh, Lai tha se historia ka dëshmuar se përpjekjet për të bërë kompromise nën dritën e agresionit nuk sjellin asgjë tjetër përveç se “skllavëri”. “Nuk ka vend për kompromis për sa i përket sigurisë kombëtare”, tha ai gjatë një konference për shtyp. “Sovraniteti kombëtar dhe vlerat themelore të lirisë dhe demokracisë janë vetë themeli i shtetit tonë”, shtoi ai. Lai, i cili fillimisht e prezantoi planin për rritjen e shpenzimeve përmes një shkrimi autorial të publikuar në Ëashington Post të martën, tha se Tajvani po tregon vendosmëri për të mbrojtur veten. “Është një betejë mes mbrojtjes së Tajvanit demokratik dhe nënshtrimit për t’u bërë ‘Tajvani i Kinës’”, theksoi ai, duke shtuar se kjo nuk është thjesht një përplasje ideologjike apo mosmarrëveshje mbi “bashkimin kundrejt pavarësisë”. Lai edhe më herët kishte paralajmëruar për buxhet shtesë për mbrojtjen.

Top News- Konflikti SHBA-Iran, çfarë do të bëjë Erdogan? A do hyjë në luftë?
25/02 23:06
Top News- Sulmi në Iran gati, bishat F-22 ulen në bazën ajrore në Izrael
25/02 23:05
Top News- ‘Frika është kudo’, qyteti meksikan shndërrohet në zonë lufte nga kartelet e drogës
25/02 22:39
Top News- Trump e lë botën në ankth për sulmin në Iran, kur do të sulmojë SHBA?
25/02 22:38
Top News- Toka rrëshqet dhe përpin çdo gjë, lumenjtë dalin nga shtrati, tmerr në Brazil
25/02 22:37
Top News – Zvicra afrohet më shumë me BE. Drejt një marrëveshjeje të re harmonizimi
25/02 17:47
Top Channel/ Merz “bën aleancë” me Kinën: Potencial i madh për rritjen e të dy ekonomive!
25/02 15:09
Top News – Lufta hyri në vitin e pestë / Ukraina dhe SHBA diskutojnë rindërtimin e vendit
25/02 15:03
Top News – Luftë Iran-SHBA, Turqia merr masa / Konflikt pranë kufirit, Erdogan nuk do destabilizim
25/02 15:01
Top News- Nga Versaja në Luvër, drejtor i ri / Do ndryshojë gjendjen e muzeut më të vizituar në botë
25/02 14:53
Top News – Fabrika në flakë, tym i zi në qiell / Ukraina godet brenda Rusisë, shtatë viktima
25/02 14:52
Top News – Ganezët, viktima të Rusisë…Vendi i kërkon Kievit të lirojë dy robër lufte
25/02 14:41
Top News – Rrëzohet avioni luftarak turk / F-16 shpërthen në flakë, humb jetën piloti
25/02 14:41
Top News – Gjenerali i lartë zemëron Trumpin / Paralajmëroi kundër një sulmi amerikan mbi Iranin
25/02 12:42
Top Channel/ Infantino jep siguri për Meksikën/ Bolivia dhe Portugalia kërkojnë siguri nga FIFA
25/02 12:35
Top Channel/ Vrasja e El Menchos, Meksika në kaos:Frikë për vazhdim të dhunës, ndërhyn presidentja!
25/02 12:22
Top Channel/“Njerëzit me ngjyrë nuk janë majmunë”: Fjalimi i Trump, përjashtohet deputeti demokrat!
25/02 12:04
Top News – Japonia, raketa pranë Tajvanit / Tërbohet Kina, tensionet në pikë vlimi
25/02 12:00
Top News – “Falje publike”. Bill Gates shfaq pendesë për raportin me Epstein
25/02 11:53
Top News – Pas 40 ditësh pushon shiu në Francë / Rreziku nga përmbytjet mbetet, toka e mbingopur
25/02 11:52
DIGITALB DIGITALB