Gjykata Apelit nuk mundi të japë as vendim fajësie dhe as pafajësie për Saimir Tahirin, por edhe për ish-kryepolicin Jaeld Çela. Por e riktheu në “shkallën e parë” e cila në muajin shtator 2019 e shpalli fajtor ish-ministrin e Brendshëm për akuzën e shpërdorimit të detyrës, duke e dënuar me 3.5 vite shërbim prove dhe ndalim të së drejtës për të ushtruar funksione publike. Top Channel ka siguruar edhe vendimin që arsyeton pse çështja u kthye për gjykim në shkallën e parë. Ndër të tjera aty thuhet se “përtej çdo dyshimi të arsyeshëm nuk arrihet të provohet bashkëpunimi mes të pandehurve”.