Seanca ndaj ish ministrit të brendshëm Saimir Tahiri është shtyrë sërish për një tjetër datë. Shkak është bërë mosparaqitja e dy prokurorëve speciale të SPAK, Vladimir Mara dhe Dritan Premçi. Ish ministri i brendshëm Saimir Tahiri së bashku me avokatin e tij mbrojtës Maks Haxhia, janë paraqitur mëngjesin e kësaj të hëne në dyert e Gjykatës së Posaçme të Apelit, nga ku janë larguar vetëm pas pak minutash.