Sa më shumë që Rusia bombardon Ukrainën, aq më shumë po vihen në pikëpyetje vijat e kuqe në perëndim. Disa vende mbështesin sulme në Rusi, të tjerë duan të dërgojnë instruktorë ushtarakë. Duket sikur tabutë po bien njëra pas tjetrës: Në një vizitë shtetërore në Gjermani, presidenti francez, Emmanuel Macron kërkoi që t'i lejohet Ukrainës që me armët perëndimore të godasë objektiva ushtarakë në Rusi.