Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku thotë se bordi i karburanteve dhe ai i ushqimeve u kanë shkaktuar qytetarëve një dëm prej të paktën 600 milionë eurosh. Duke iu referuar vendimeve të gjykatës kushtetuese, Tabaku kërkon shkrirjen e menjëhershme të bordeve edhe de jure.