Për herë të parë që prej 25 vjetësh, sipas një studimi, po shtohen njëkohësisht pasuria ekstreme dhe varfëria ekstreme. Më të pasurit e botës kanë arkëtuar rreth dy të tretat e rritjes së pasurisë mbarëbotërore. Kompanitë e mëdha dhe super të pasurit janë fituesit e krizave, asaj të pandemisë fillimisht e më pas edhe asaj të energjisë, konstaton Oxfam. Përqindja më e pasur e popullsisë së botës ka arkëtuar rreth dy të tretat e rritjes së pasurisë mbarëbotërore, thuhet në raportin "Survival of the Richest", Mbijetesa e më të pasurve. Ky raport u publikua pikërisht në ditën e fillimit të punimeve të Forumit të Ekonomisë Botërore në Davos të Zvicrës.