Policia izraelite ka arrestuar tre të dyshuar pasi ndaj rezidencës private të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, në Kaesarea u hodhën fishekzjarre. Autoritetet thanë se Netanyahu dhe familja e tij nuk ishin në rezidencë kur dy fishekzjarre u hodhën gjatë natës, duke shtuar se nga kjo ngjarje nuk ka të lënduar.