Komisariati I Policisë Nr. 4 ka ka finalizuar operacionin policor të koduar ‘Darkness’, duke vënë në pranga një 30 vjeçar. Sipas njoftimit zyrtar, 30-vjeçari kishte tentuar ti vidhte me dhunë sendet personale një shtetaseje, duke përfituar nga errësira. Falë reagimit të shpejtë uniformat blu kanë vënë në pranga të riun, I cili sipas policisë është edhe me precedentë të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes dhe narkotikëve. Një tjetër rast I vjedhjes me dhunë është zbardhur dhe dokumentuar, i kryer më herët nga ky shtetas. 30-vjeçari më 9 nëntor, nëpërmjet ushtrimit të dhunës, i ka vjedhur një shumë parash një 54-vjeçari. Sakaq, vijon puna për dokumentimin e rasteve të tjera të mundshme të vjedhjeve të kryera nga ky shtetas. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.