Top News/ Sulmohet anija e nisur për në Iran / Huthit, ‘terror’ në Detin e Kuq, raketa nga brigjet
13/02/2024 12:03

Ushtria amerikane tha se lëvizja rebele jemenase Huthi ka lëshuar raketa drejt një anijeje tregtare në jug të brigjeve të Jemenit, që ishte nisur drejt Iranit. Anija raportohet se ka pësuar dëme të vogla nga sulmi dhe ka vazhduar lundrimin e saj drejt Iranit. “Më 12 shkurt, nga ora 03:30 deri në 03:35, sipas kohës lokale në Sana, militantët e Huthit, të mbështetur nga Irani gjuajtën dy raketa nga zonat që i kontrollojnë në Jemen drejt Baba al-Mandeb”, tha Komanda Qendrore amerikane në X. Kompania e sigurimit, Ambrey, tha se anija ishte e regjistruar në ishujt Marshall, dhe ishte në pronësi të Greqisë. Ajo u “sulmua nga raketat në dy incidente të ndara” që ndodhën brenda 20 minutash. “Raportohet se anija u godit dhe pësoi dëme”, tha Ambrey, duke shtuar se një ekip i armatosur i sigurisë private ishte në bordin e anijes. “Grupi i pronarëve ishte i listuar në indeksin amerikan të bursave, NASDAQ, që dyshohet të jetë arsyeja e sulmit”, tha kjo kompani. Komanda Qendrore amerikane tha se anija, MV Star Iris, “po kalonte në Detin e Kuq dhe ishte duke transportuar misër nga Brazili”. Destinacioni i anijes ishte një port në Iran, tha ushtria amerikane. Huthët, që janë pjesë e “boshtit të rezistencës” – një aleancë kundër Perëndimit dhe kundër Izraelit që përbëhet nga grupet e mbështetura nga Irani – kanë sulmuar anijet tregtare në Detin e Kuq, që nga nëntori, në mbështetje të palestinezëve në Rripin e Gazës ku Izraeli dhe Hamasi po luftojnë. SHBA dhe Britania e Madhe, si pasojë, janë përgjigjur me sulme ajrore mbi shënjestrat e Huthit në Jemen.

Top Channel/ Lirohet vëllai i Mbretit, u mor 12 orë në pyetje për lidhjet me Epstein
19/02 23:05
Top News- Si u mashtruan amerikanët nga karteli meksikan, u joshën me luks, por u shkatërruan
19/02 23:00
Top News- Lufta e madhe po afron, Irani e SHBA drejt konfliktit të gjerë për materialin bërthamor
19/02 22:15
Top News- Irani përgatit ushtrinë, Trump afron aeroplanmbajtëset me bomba…gati urdhri
19/02 21:40
Top News- Trump zbulon shifrën marramendëse të SHBA për rindërtimin e Gazës, prezanton dhe planin
19/02 21:19
Top News-Luftanijet e F35-at gati për të goditur Iranin, Zyrtarët e sigurisë: Sulmi brenda fundjavës
19/02 21:09
Top News – ‘Ringjallja’ e Hamasit. Grupi i armatosur po rimerr kontrollin e Gazës
19/02 19:20
Top News – Evropa do vuajë të paimagjinueshmen…! Gjenerali gjerman paralajmëron: Putin do sulmojë
19/02 18:23
Top News – Trump përuron Bordin e Paqes. Ndan ‘punët’ për Shqipërinë e Kosovën në Gaza
19/02 18:21
Top News – Rusia ‘luftë’ me SHBA për Iranin / Asete ushtarake rreth vendit, kërkon vetëpërmbajtje
19/02 15:40
Top News – Trump lyen Air Force One / Kuq, bardhë e blu, ushtria amerikane konfirmon
19/02 15:21
Top News- Uashingtoni presion NATO-s/ Kërkon riorganizim dhe zvogëlimin e trupave në Kosovë
19/02 15:20
Top News – Polonia minon kufirin në 48 orë / Doli nga konventa e Otavës, masa hyn në fuqi
19/02 15:05
Top Channel/ Bordi i Paqes, Rama mes 26 folësve në takim: Shqipëria, vend “themelues”!
19/02 14:58
Top Channel/SHBA “tkurrje” KFOR-it, alarm mes diplomateve: “Ballkani shperthen brenda natës”!
19/02 14:38
Top Channel/ Dosjet Epstein, arrestohet princi Andrew: Abuzim me postin, përcolli informacione!
19/02 14:29
Top News – Arrestohet vëllai i mbretit Charles / Andrew përfundon në pranga për lidhjet me Epstein
19/02 13:46
Top News – Tjetër stuhi horror në Evropë / Pedro vjen me ‘përmbytje të papara’ dhe erë të tërbuar
19/02 13:29
Top News – Sot Grenlanda, nesër Svalbardi…! Ishulli arktik në qendër të oreksit të fuqive të mëdha
19/02 13:17
Top Channel/ Zuckerberg del para gjykatës: Padi ndaj platformave online se krijojnë varësi!
19/02 12:26
DIGITALB DIGITALB