Tre raketa u lëshuan mbi ambasadën amerikane në Irak, mëngjesin e të enjtes – tha ushtria irakiane në fund të një dite të mbushur me sulme me raketa dhe dronë mbi bazat në të cilat janë të vendosura forcat amerikane në Irak dhe Siri. Vetë ambasada nuk u godit, tha ushtria, por tre vende pranë saj, në zonën e gjelbër të shumë fortifikuar në bagdad, u prekën.