Top Channel/ Greqia armatoset me dronë, prodhohen 1 mijë në vit nga inxhinierët e ushtrisë
23/10/2025 19:38

Greqia ka hyrë në një fazë të re teknologjike të mbrojtjes. Në bazën e 306-të të Telekomunikacionit në Aharnes tashmë prodhohen mbi 1.000 dronë në vit, të krijuar nga inxhinierët e Forcave të Armatosura. Bëhet fjalë për modele të vogla (FPV- First-Person View), por edhe njësi të mëdha për zbulim, vëzhgim dhe mbështetje taktike, ndërsa për herë të parë ato mund të prodhohen edhe në stacione portative që mund të veprojnë pranë vijës së parë të frontit. “Ne kemi lançuar dy prototipa stacionesh portative të prodhimit të dronëve, të cilët do të shfaqen për herë të parë në paradën e 28 tetorit në Selanik. Dhe ato janë ndërtuar për të ndjekur njësitë tona të mëdha ushtarake. Domethënë, për të qenë në gjendje të prodhojnë dronët e modeleve të vogla( FPV) në terren”, deklaroi ministri i mbrojtjes, Nikos Dendias. Siç ka theksuar ministri grek i Mbrojtjes që ka vizituar bazën, këta dronë të prodhimit vendas janë simbol i një ushtrie që po futet me shpejtësi në epokën e inteligjencës artificiale dhe këto zhvillime e pozicionojnë Greqinë në pararojë të prodhimit evropian të mjeteve pa pilot, në një moment kur siguria kontinentale po rimendohet. Në të njëjtën kohë, nga samiti njëditor I Brukselit, në një moment përshkallëzimi dramatik të presionit transatlantik mbi Moskën, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka kërkuar nga BE të krijojë një mekanizëm të përbashkët huamarrjeje për të financuar investime të përbashkëta në mbrojtje, siç janë sistemet antiajrore, dronët dhe teknologjitë e reja ushtarake. “Dua të shpreh gjithashtu kënaqësinë time sepse iniciativat greke, të cilat u prezantuan pak kohë më parë, siç është një mburojë e përbashkët antiraketë për BE, duket se po fitojnë vrullin e tyre dhe janë përfshirë në planin e Komisionit Evropian”, tha kryeministri Mitsotakis. Në një intervistë për portalin e madh Politico sot, Mitsotakisn tha se mbrojtja duhet të trajtohet si “e mira publike përfundimtare evropiane” dhe se duhet të përdoren paratë evropiane për të bërë gjëra që shumë shtete anëtare mund të mos jenë në gjendje t’i bëjnë në nivel kombëtar.

Top News- Momentet pak para aksidentit fatal të trenave, biseda mes makinistëve dhe qendrës
29/10 23:00
Top Channel/ 69 viktima nga përplasja e trenave në Spanjë, mes viktimave edhe ish-ministrja
29/10 22:46
Top News- Rrëzohet helikopteri i EUFOR-it, katër të vdekur dhe 11 të plagosur në Bosnje
29/10 22:45
Top News- SHBA “braktiset” nga Evropa e Kandaja, BE me plan të qartë kundër politikës Trump
29/10 22:43
Top Channel/ Tragjedi në Bosnjë, rrëzohet helikopteri ushtarak italian, 4 të vdekur e 11 të lënduar
29/10 22:38
Top Channel/ Strategjia e re e Netanyahut, akuzon Katarin për ndërhyrje në zgjedhje
29/10 20:02
Top Channel/ Ikën presidentja e Bankës Qendrore, Christine Lagarde dha dorëheqjen mes krizës
29/10 19:58
Top News-Letra diplomatike e Vance për Iranin. Teherani jep përgjigje:Nuk ka rifillim të negociatave
29/10 19:30
Top News – Lufta me Iranin rinis pas zgjedhjeve / SHBA paralajmëron aleatët, sulme dhe hakmarrje
29/10 17:36
Top News – Hidhet në erë stacioni i trenit / Rusia godet Dnipron, 13 të vdekur e 10 të plagosur
29/10 16:47
Top News – Çmimi i ëndrrave të Trumpit… / Melania më afër Nobelit, ‘problem’ xhelozie në çift
29/10 15:00
Top News – ‘Popemobile’, një fron mbi rrota…Vatikani hap ekspozitën, datojnë nga viti 1930
29/10 14:59
Top News – Kina, ‘objekt hapësinor’ Top Secret / ‘Lëshoi sende mbi tokë’, 007 amerikane kanë pamjet
29/10 14:14
Top Channel/ Kina “fshin” të korruptuarit: Xi me dorë të hekurt, rekord përjashtimesh nga partia!
29/10 14:12
Top News – Vritesh nga bombat ose vdes nga uria! Armëpushimi në Oleshky, vijnë ndihmat humanitare
29/10 13:12
Top News – Jep dorëheqjen shefja e BQE / Lagarde largohet, i jep fund muajsh spekulime
29/10 13:05
Top News – Jam presidenti legjitim i Brazilit! Bolsonaro u arratis në SHBA, ‘viktimë e një puçi’
29/10 13:01
Top News – Ukraina ‘në tehun e thikës’ / Zelenski” Fati ynë vuloset nga zgjedhjet në SHBA
29/10 12:16
Top Channel/ SHBA, rrjedhin të dhënat e punonjësve të sigurisë: Ekspozohen efektivë të ICE!
29/10 12:06
Top Channel/ Paralizohet Italia, grevë e përgjithshme më 30 tetor: Transporti publik në rrezik!
29/10 12:05