Autoritetet turke kanë arrestuar 25 të dyshuar në lidhje me të shtënat në një kishë në Stamboll në fillim të kësaj jave, ku u vra një person. Dy persona të maskuar kryen sulmin e armatosur gjatë meshës të së dielës në kishën Shën Maria në lagjen Sarijer të Stambollit. Për këtë sulm mori përgjegjësinë ISIS. Dy personat e armatosur të dyshuar janë në mesin e të arrestuarve dhe besohet se janë të lidhur me ISIS-in, tha Ministria e Brendshme turke. Sipas njoftimit, ata janë me shtetësi nga Taxhikistani dhe Rusia.