Top News – Ethet e arit kaplojnë qytetin / Toka mbushet me gropa, njerëz ‘të armatosur’ me kazma
17/02/2026 14:21

Toka është mbushur plot me gropa në skajin lindor të Johanesburgut, që deri javën e kaluar ishte thjeshtë një kullotë bagëtish e rrethuar me tela me gjemba, por që tani është shndërruar papritur në qendrën e etheve të arit në Afrikën e Jugut. Dhjetëra kërkues pasurie janë dyndur në qytetin Springs, rreth 50 kilometra në lindje të Johanesburgut, duke kërkuar në tokë për ar. Skena i bën jehonë etheve që ndërtuan Johanesburgun, kryeqytetin financiar të vendit, në fillim të shekullit të 20-të. Gërmuesit, të armatosur me kazma, mbërritën atje pothuajse brenda një nate. "Zërat përhapen si një virus", thotë një 33 vjeçar jashtë shtëpisë së tij me pamje nga fusha, duke kujtuar se si u shfaqën për herë të parë kërkuesit e arit, më 8 shkurt. Pushtimi i papritur i Springs pasqyron një tërbim më të gjerë, pasi çmimet e arit janë rritur në mbi 5,000 dollarë për ons këtë vit, më shumë se dyfishi i nivelit të tyre në janar. Sipas banorëve lokalë, dyndja në zonë nisi kur dikush që po hapte një vrimë për të ngulur një shtyllë gardhi vuri re ngjyrën e pazakontë të tokës dhe e provoi atë në ujë, duke zbuluar pjesëzat e cmuara. Lajmi u përhap në mediat sociale dhe brenda disa ditësh fusha u mbush me kërkues ari. Shumica nuk po kërkojnë në fakt pasurinë aq sa mbijetesën në një vend ku papunësia është afër 32 përqind, sipas shifrave qeveritare. "Gjeta vetëm pak," tha një kërkuese duke treguar një pjesë të thoit të saj të vogël. 'Mund të blej ushqim', shton ajo.

Top News – Përplasen me njëri tjetrin helikopterët / Aksident në lartësi, do uleshin në Everest
03/11 15:07
Top News – Alarm i kuq në aeroportet evropiane / Kërcënime me bombë në katër avionë, masa emergjente
03/11 14:56
Top Channel/ BE “ndez” motorët për Malin e Zi? Marrëveshja e anëtarësimit në qershor 2027!
03/11 14:45
Top News – ‘Ne do ta vrasim Trumpin’ / Teherani mbushet me postera e banderola kërcënuese
03/11 14:09
Top News – Rusia, bombardime me valë…31 të vrarë në fshatin ukrainas, goditi vendstrehimin
03/11 14:03
Top News – Trump bombardon Iranin ditën e zgjedhjeve / ‘Sulm i fshehtë’ në ishullin strategjik
03/11 12:18
Top News – Zelenski sfidon Donald Trumpin / Shkrumbon rafineritë ruse të naftës gjatë natës
03/11 12:05
Top News – Paqeruajtësit evropianë në Ukrainë / Do të lejohen t’u përgjigjen me zjarr rusëve
03/11 11:55
Top News – Lufta zgjerohet në Detin e Zi / Rusia vë në provë ‘vijat e kuqe’ të NATO-s
03/11 11:55
Top Channel/ SHBA sulm Iranit para zgjedhjeve, por “jo goditje të tjera”: Bie çmimi i naftës!
03/11 11:48
Top News – Rusia dhe Ukraina në një tryezë / SHBA njofton takimin më 10 dhe 11 nëntor në Abu Dabi
03/11 11:46
Top News – SHBA është sot një ‘fushëbeteje’ / Amerikanët votojnë në zgjedhjet e mesit të mandatit
03/11 11:46
Top Channel/ OpenAI: Dan Driscoll emërohet këshilltar për sigurinë kombëtare
03/11 11:35
Top Channel/ Nvidia i mbyll dyert Kinës. Gjiganti amerikan vendos kufizime për klientët kinezë
03/11 11:25
Top Channel/ Demokratët në SHBA, shpresa të mëdha për fitore: Por a kanë të drejtë sondazhet?!
03/11 11:14
Top Channel/ Zgjedhjet në SHBA, gratë drejt arritjeve historike: Përbëjnë 51% të popullsisë, por..!
03/11 11:08
Top Channel/ Merz kërkon sovranitet dixhital: Zgjerim “të rrufeshëm” të Inteligjencës Artificiale!
03/11 11:07
Top News – Netanjahu telefonon Vuçiç. Humbën zgjedhjet, por ‘forcuan miqësinë mes dy vendeve’
03/11 10:17
Franca nën ethet e protestave, priten trazira në fundjavë
02/11 23:32
Top News- “SHBA do sulmojë Iranin me armë bërthamore…sulmi brenda pak ditëve”, Trump nën presion
02/11 23:00