Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zekensky kërkoi nga perëndimi ashpërsim të sanksioneve ndaj Rusisë pas sulmeve në selitë diplomatike këtë premte. Përmes një video në platformën X, Zelensky tha se nga bombardimi me raketa e dronë pati dhe viktima në kryeqytetin e Kievit. Nga sulmi rusi, u dëmtua ambasada e Shqipërisë, Argjentinës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Palestinës dhe Portugalisë.