Irani ka hedhur poshtë pretendimet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kishin paralajmëruar për një sulm të mundshëm nga grupi ekstremist, Shteti Islamik. Një ditë më parë në mediat e huaja qarkulloi lajmi se SHBA kishte njoftuar privatisht Iranin për sulmin nga grupi ekstremist. Agjencia shtetërore e lajmeve e Iranit, IRNA, hodhi poshtë raportimet se se inteligjenca amerikane kishte paralajmëruar Iranin për sulmin.