Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres deklaroi se është "thellësisht i tronditur" nga fakti se dy shkolla u sulmuan nga ushtria izraelite, duke shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e dhjetëra civilëve, shumica gra dhe fëmijë. Të dy shkollat mbaheshin nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për të strehuar civilët e zhvendosur nga pjesa veriore e Gazës, por u bombarduan nga aeroplanët izraelitë në një hark kohor prej më pak e 24 orësh.