Uashingtoni nuk sheh asnjë provë që mund të lidhë Beogradin me sulmin në kanalin e furnizimit me ujë, Ibër Lepenc në veri të Kosovës. Kështu deklaron ambasadori i shteteve të bashkuara të amerikës në Serbi, Christopher Hill. "Ne sigurisht nuk shohim asnjë provë që do të çonte në Beograd, por dikush e bëri atë dhe duhet të kryhet një hetim i plotë", tha Hill në një intervistë për televizionin publik të Serbisë, RTS. Diplomati shtoi se është shenjë pozitive që FBI-ja po mbështet hetimin. Kosova fajëson Serbinë për këtë sulm, po autoritetet në Beograd u distancuan nga ky sulm. Teksa sanksionet e Bashkimit Europian ndaj Kosovës, vijojnë të jenë në fuqi, ambasadori amerikan, Christopher Hill deklaroi se deri më tani nuk ka ndonjë paralajmërim për vendosjen e sanksioneve ndaj Industrisë së Naftës së Serbisë për shkak të pronësisë ruse.