Shqipëria dënon me forcë sulmin iranian që shënjestroi Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Riad. Përmes Një reagimi në platformën X, ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme I cilëson aktet si të papranueshme. Akte të tilla janë të papranueshme dhe përbëjnë një shkelje të qartë të së drejtës ndërkombëtare dhe të parimeve themelore që mbrojnë misionet diplomatike dhe personelin e tyre në mbarë botën. Sulme të tilla jo vetëm që rrezikojnë jetë njerëzish, por gjithashtu rrisin tensionet dhe shtojnë rrezikun e destabilizimit të mëtejshëm dhe të përshkallëzimit të pakontrolluar në një rajon tashmë të brishtë.