Top News – Sulmi kundër Iranit është i paligjshëm! Macron në kurs përplasjeje me Donald Trump
04/03/2026 11:51

Presidenti francez Emmanuel Macron i përshkroi sulmet amerikane dhe izraelite kundër Iranit si të paligjshme, duke e vendosur Francën në një kurs përplasjeje me Donald Trump. Në një deklaratë televizive të martën, presidenti francez tha se megjithëse Irani "mban përgjegjësinë kryesore" për luftën, sulmet ishin "jashtë kufijve të së drejtës ndërkombëtare". Ai është udhëheqësi i dytë perëndimor që vë në dyshim ligjshmërinë e konfliktit, pas Pedro Sanchez, kryeministrit të Spanjës. Trump tha të martën se do të "ndërpriste të gjithë tregtinë me Spanjën" pasi ushtrisë amerikane iu ndalua të përdorte bazat spanjolle për të nisur sulmet e saj kundër Iranit. Presidenti amerikan tha më herët ndërkohë se Franca "ka qenë e shkëlqyer" në mbështetjen e luftës së tij dhe se Keir Starmer nuk ishte "Ëinston Churchill"-i pasi Kryeministri britanik u vonua në hapjen e bazave për operacionet amerikane. Në përgjithësi evropa ka qenë shumë e kujdeshme në reagimin e saj ndaj luftës. Liderët evropianë kanë zgjedhur të heshtin ose të flasin pa thënë asgjë kur janë pyetur për zhvillimet, pavarësisht se janë prekur drejtpërdrejt nga lufta në Iran. Ky i fundit lëshoi disa dronë drejt bazës britanike në qipro, me njërin prej tyre që cau mbrojtjen dhe goditi bazën duke shkaktuar dëme minimale. Britania e madhe tani ka nisur një destrojer, HMS Dragon, për të mbrojtur Qipron ndërsa Franca ka vendosur gjithashtu një grup sulmi të udhëhequr nga aeroplanmbajtësja Sharl de Gol, në rajon. Edhe Kryeministri i Kanadasë, Mark Carney, tha të mërkurën se sulmet amerikane dhe izraelite ndaj Iranit "duken, në shikim të parë si të papajtueshme me ligjin ndërkombëtar".

Top Channel/ Sulm i Izraelit, Goditet fusha më e madhe të gazit në botë
06/04 23:02
Top News – Trump: Iranianët na duan, por… Presidenti amerikan flet për ultimatumin ndaj Teheranit
06/04 23:00
Top Channel/ “Artemis II” thyen rekord, Kurrë një ekuipazh kaq larg Tokës
06/04 22:58
Top Channel/ Trump: Iranin e zhduk brenda natës, kanë afat deri të martën
06/04 22:54
Top News – Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale. Ukraina: Mund të jetë ndërhyrje ruse
06/04 21:30
Top Channel/ Astronautët e Artemis II hyjnë në sferën gravitacionale të ndikuar nga Hëna, pritet…
06/04 20:54
Top Channel/ Irani refuzon armëpushimin, Trump: Kanë afat deri nesër, po të kisha mundësi…
06/04 20:11
Top Channel/ Pas arrestimit, dalin fotot e mbesës së Gjeneralit famëkeq Soleimani, e reja që bënte…
06/04 19:13
Top News- Dronët ukrainas godasin qytetet ruse, tmerrohet Putin, Kremlini në alarm
06/04 17:43
Top News- A është e vërtetë që … më shumë testosteron do të thotë më shumë muskuj?
06/04 17:38
Top Channel/Vritet kreu i inteligjences se Gardës Revolucionare, Irani: Sulm i SHBA-së dhe Izraelit!
06/04 15:06
Top Channel/ SHBA-Iran diskutojnë armëpushimin, a mund të arrihet marrëveshja brenda 48 orëve?
06/04 14:43
Top Channel/ Trump, keq në sondazhe: Popullariteti pikiatë, me keq “se Biden pas debatit televiziv”!
06/04 12:09
Top Channel/ Pakistani i dorëzon Iranit e SHBA planin e paqes, Reuters: Dy faza, nis me armëpushim!
06/04 12:08
Top Channel/ Skandali i subvencioneve, Mitsotakis: “Nuk mbulojmë asnjëri”!
06/04 12:06
Top Channel/ Morën leje nga Irani: 15 anije kalojnë Ngushticën e Hormuzit në 24 orë!
06/04 12:06
Top Channel/ Rrëzimi i F15 në Iran, bie miti i “avionit të pathyeshëm” të SHBA-së?!
06/04 12:04
Top Channel/ Serbi, eksploziv në tubacionin e gazit në kufi me Hungarinë: Vucic telefonon Orban!
06/04 11:13
Top News – Vritet shefi i inteligjencës iraniane/ Iranit i priten ‘tentakulat’, kush e ekzekutoi?
06/04 10:56
Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06