Pas sulmit kibernetik ndaj institucioneve shtetërore në vend, Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela theksoI nevojën urgjente për të ripërcaktuar modelet dhe strategjitë e luftës ndaj krimit. Prokuroria e Përgjithshme dhe Shoqata Ibero-Amerikane e Prokurorëve Publikë kanë nënshkruar një memorandum, ku shprehën gatishmërinë për bashkëpunimin në luftën kundër trafiqeve të paligjshme, pastrimit të parave dhe çdo krim tjetër me interes të përbashkët.