Ndërkombëtarët kanë dënuar sulmet e kreut të partisë së Lirisë, Ilir Meta kundrejt kryeprokurorit të Posaçëm, Altin Dumani. Ambasada amerikane në Tiranë I ka dalë në mbrojtje drejtuesit të SPAK, duke theksuar se qëndron krah profesionistëve të drejtësisë që kërkojnë t’i japin fund pandëshkueshmërisë ndërsa ka vlerësuar edhe qëndrimin e mbajtur nga Këshilli I Lartë I Prokurorisë për këtë çështje.