Top News- Sulmet përqëndrohen në Pokrovsk/ Rusia godet Kievin, 6 viktima dhe dhjetra të plagosur
15/11/2025 18:20

Luftimet janë intensifikuar në lindje të Ukrainës rreth qytetit në vijën e frontit Pokrovsk. Rusia kreu një tjetër sulm, gjatë natës, mbi Kievin që goditi infrastrukturën civile. Ekipet e ndihmës së parë po vijonin kërkimet në rrënoja në mëngjesin e së shtunës, por sulmet me dronë dhe raketa mbi kryeqytetin ukrainas vranë të paktën shtatë persona, tha kreu i administratës ushtarake të Kievit, Timur Tkashenko. Autoritetet ukrainase thanë se tre raketa dhe 135 dronë u lëshuan gjatë natës, ndërsa mbrojtja ajrore e vendit asgjësoi të gjitha përveç një rakete dhe 41 dronësh. Sulmet erdhën pas një breshërie edhe më intensive të një natë më parë, prej 430 dronësh dhe 18 raketash, që vrau gjashtë persona dhe plagosi të paktën 35 të tjerë. Ndërkohë, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës tha se 265 përplasje kishin ndodhur gjatë 24 orëve të fundit midis forcave ruse dhe atyre ukrainase përgjatë vijës së frontit. Gati gjysma e tyre ndodhën në fshatrat dhe zonat përreth Pokrovskut, i cili ka nyje të rëndësishme rrugore dhe hekurudhore dhe ka qenë nën kërcënimin e rrethimit nga forcat ruse për pjesën më të madhe të vitit. Pokrovski konsiderohet strategjik për Moskën, pasi marrja e zonës mund të ofrojë një pikënisje për sulme të mëtejshme drejt veriut, drejt Kramatorskut dhe Slovyanskut, dy qytetet më të mëdha të mbetura nën kontrollin ukrainas në rajonin e Donjeckut.

Top News- Konflikti SHBA-Iran, çfarë do të bëjë Erdogan? A do hyjë në luftë?
25/02 23:06
Top News- Sulmi në Iran gati, bishat F-22 ulen në bazën ajrore në Izrael
25/02 23:05
Top News- ‘Frika është kudo’, qyteti meksikan shndërrohet në zonë lufte nga kartelet e drogës
25/02 22:39
Top News- Trump e lë botën në ankth për sulmin në Iran, kur do të sulmojë SHBA?
25/02 22:38
Top News- Toka rrëshqet dhe përpin çdo gjë, lumenjtë dalin nga shtrati, tmerr në Brazil
25/02 22:37
Top News – Zvicra afrohet më shumë me BE. Drejt një marrëveshjeje të re harmonizimi
25/02 17:47
Top Channel/ Merz “bën aleancë” me Kinën: Potencial i madh për rritjen e të dy ekonomive!
25/02 15:09
Top News – Lufta hyri në vitin e pestë / Ukraina dhe SHBA diskutojnë rindërtimin e vendit
25/02 15:03
Top News – Luftë Iran-SHBA, Turqia merr masa / Konflikt pranë kufirit, Erdogan nuk do destabilizim
25/02 15:01
Top News- Nga Versaja në Luvër, drejtor i ri / Do ndryshojë gjendjen e muzeut më të vizituar në botë
25/02 14:53
Top News – Fabrika në flakë, tym i zi në qiell / Ukraina godet brenda Rusisë, shtatë viktima
25/02 14:52
Top News – Ganezët, viktima të Rusisë…Vendi i kërkon Kievit të lirojë dy robër lufte
25/02 14:41
Top News – Rrëzohet avioni luftarak turk / F-16 shpërthen në flakë, humb jetën piloti
25/02 14:41
Top News – Gjenerali i lartë zemëron Trumpin / Paralajmëroi kundër një sulmi amerikan mbi Iranin
25/02 12:42
Top Channel/ Infantino jep siguri për Meksikën/ Bolivia dhe Portugalia kërkojnë siguri nga FIFA
25/02 12:35
Top Channel/ Vrasja e El Menchos, Meksika në kaos:Frikë për vazhdim të dhunës, ndërhyn presidentja!
25/02 12:22
Top Channel/“Njerëzit me ngjyrë nuk janë majmunë”: Fjalimi i Trump, përjashtohet deputeti demokrat!
25/02 12:04
Top News – Japonia, raketa pranë Tajvanit / Tërbohet Kina, tensionet në pikë vlimi
25/02 12:00
Top News – “Falje publike”. Bill Gates shfaq pendesë për raportin me Epstein
25/02 11:53
Top News – Pas 40 ditësh pushon shiu në Francë / Rreziku nga përmbytjet mbetet, toka e mbingopur
25/02 11:52
DIGITALB DIGITALB