Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock mbrojti të drejtën e Ukrainës për të goditur objektivat në tokën ruse, duke thënë se Kievi vepron në kuadër të ligjit ndërkombëtar. “Rusia e ka sulmuar Ukrainën dhe për këtë arsye Ukraina ka të drejtën e sanksionuar në Kartën e OKB-së për të mbrojtur vendin e saj, për të mbrojtur popullin e saj”, tha Baerbock në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun e saj estonez Margus Tsahkna.