Sulmet ruse ndaj Ukrainës kanë lënë pa energji edhe gjysmën e Moldavisë, duke bërë edhe njëherë që pasojat e konfliktit të kërcënojnë vendet fqinje. Qeveria e Moldavisë thotë se edhe pse nuk është goditur drejtpërdrejt, 50% e vendit ka mbetur pa energji elektrike pas bombardimeve. Forcat ruse kanë sulmuar sërish Ukrainën, me sulme që janë raportuar në Kiev, Mykolaiv dhe Dnipropetrovsk.