Presidenti Bajram Begaj, ngriti alarmin të hënën në Takimin e Berdo-Brijunit se Ballkanit Perëndimor kërcënohet seriozisht nga aktorë të tretë. Duke folur në samitin e tij të parë ndërkombëtar pas zgjedhjes si president, Begaj u ndal tek sulmet kibernetike në vendin tonë, duke i cilësuar si dëshmi e kërcënimeve të rrezikshme për paqen dhe stabilitetin e rajonit.