Top News – Sulme me dronë mbi amerikanët / Trupat në Lindjen e Mesme bëhen shënjestër
24/10/2023 11:05

Trupat amerikane rrëzuan dy dronë që kishin në shënjestër forcat amerikane në Sirinë jugore të hënën. Ky incident pason sulme të tjera me dronë që kanë patur në shënjestër bazat dhe objektiva të tjera amerikane në Lindjen e Mesme, ndërsa zyrtarët paralajmërojnë për një "kërcënim të madh" të përshkallëzimit të konfliktit midis Izraelit dhe Hamasit. Zëdhënësi i Pentagonit, gjenerali Pat Ryder, u tha gazetarëve se forcat e mbështetura nga Irani lëshuan dy dronë në drejtim të garnizonit al-Tanf të hënën, të cilët u shkatërruan nga sistemet e mbrojtjes amerikane, duke mos shkaktuar lëndime në mesin e ushtarëve. “Ne e dimë se këto grupe mbështeten nga Irani”, tha zëdhënësi Ryder. “Në fund Irani do të mbahet përgjegjës për këto sulme”. Ky ishte të paktën sulmi i pestë me dron ose raketë ndaj forcave amerikane në Lindjen e Mesme brenda një jave. Sipas Pentagonit, në ditët e fundit ka patur një rritje të sulmeve ndaj forcave amerikane në Lindjen e Mesme. Disa nga sulmet shkaktuan lëndime të lehta dhe dëme materiale. “Ekziston një kërcënim i madh i përshkallëzimit të konfliktit në të gjithë rajonin, duke përfshirë edhe shtimin e sulmeve ndaj forcave amerikane”, u tha gazetarëve një zyrtar i lartë ushtarak. Javën e kaluar, dy dronë kishin në shënjestër bazën amerikane al-Tanf në Siri. Një dron kishte në shënjestër bazën ajrore Al-Harir në Irakun verior. Baza ajore al-Asad e forcave amerikane në Irakun perëndimor ishte në shënjestër të një sulmi me dy dronë. Ndërsa një bazë tjetër e trupave amerikane pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit u sulmua me raketa.

Top Channel/ Skandali i përgjimeve në Greqi, dënohen 4 persona me 126 vite burg
26/02 21:59
Top Channel/ Presioni i Trump, zbutet Irani! Negociata në bisedime në Gjenevë
26/02 19:54
Top News – Armë bërthamore në Ukrainë…Franca ‘shpërthen’ kundër Rusisë: Dezinformime
26/02 18:13
Top News – Polonia në alarm, ngre avionët luftarakë / Raketat e Rusisë shumë pranë kufirit
26/02 16:21
Top News – Merz mbetet me gojën hapur…Robotët humanoidë e presin në Kinë, kërcim dhe boks
26/02 16:14
Top News – Aktorja që lufton të rimarrë fytyrën / AFP, reportazh për ‘Diellën’ dhe Anila Bishën
26/02 13:24
Top Channel/ Hetuan Trumpin, shkarkohen 10 agjentë të FBI-së: Punuan me “akuzuesin” e Thacit!
26/02 12:19
Top Channel/ Trump ndërhyn në Francë? “MAGA kërkoi informacione për Marine Le Pen”!
26/02 11:53
Top News – CIA, fushatë rekrutimi në Iran / Kërkohen spiunë ndërsa Trump kërcënon me luftë
26/02 11:52
Top Channel/ Ushtria gjermane blen dronë kamikazë: OK në Bundestag, forcohet krahu lindor i NATO-s!
26/02 11:52
Top News – Premton më shumë armë bërthamore / Kim Jong un mbyll kongresin me një paradë ushtarake
26/02 11:40
Top News – ‘Sulmohet’ Kuba, motoskaf nga Florida / Vriten katër ‘diversantë’, plagosen 6 të tjerë
26/02 11:33
Top News – Traktati bërthamor ra, Rusia ‘pa frena’ / Përdori raketën ‘e ndaluar’, Ukraina jep prova
26/02 11:24
Top News – Zelenski kërkon Putinin në tryezë / Bisedon me Trumpin para negociatave në Gjenevë
26/02 11:21
Top News – Ku jeton Inteligjenca Artificiale ? / Bumi i qendrave të të dhënave në Azinë Juglindore
26/02 11:17
Top News- Konflikti SHBA-Iran, çfarë do të bëjë Erdogan? A do hyjë në luftë?
25/02 23:06
Top News- Sulmi në Iran gati, bishat F-22 ulen në bazën ajrore në Izrael
25/02 23:05
Top News- ‘Frika është kudo’, qyteti meksikan shndërrohet në zonë lufte nga kartelet e drogës
25/02 22:39
Top News- Trump e lë botën në ankth për sulmin në Iran, kur do të sulmojë SHBA?
25/02 22:38
Top News- Toka rrëshqet dhe përpin çdo gjë, lumenjtë dalin nga shtrati, tmerr në Brazil
25/02 22:37
DIGITALB DIGITALB