Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara tha se trupat e tij kanë vrarë një militant kryesor të grupit ekstremist, Shteti Islamik në Siri, pasi kishte planifikua sulme terroriste në Evropë dhe në SHBA. Agjencia kundërterrorizmit e Irakut tha se ka ndihmuar koalicionin në lokalizimin e militantit, që u identifikua si Omar Abdul-Qader, i njohur edhe me nofkën e luftës Abdul-Rahman al-Halabi.