Një ngjarje e rëndë ka tronditur Athinën këtë të mërkurë, ku një shpërthim bombe la katër persona të plagosur. Por, vëmëndje të shumtë ka marrë edhe mënyra e organizimit të aktit kriminal. Ishte një telefonatë për një çantë shpine që përmbante drogë në Akademinë e Platonit, e cila nxori në pritë oficerët e policisë. Telefonata anonime duket se është bërë nga menaxheri i pallatit, i cili është midis të plagosurve, pasi ai ishte aty kur policia mbërriti për të hetuar incidentin.