Top News- Sulm masiv terrorist i ISIS në Poloni / Ndalohet plani, shënjestra një treg krishtlindjesh
16/12/2025 15:28

Një sulm terrorist i planifikuar në emër të Shtetit Islamik në një treg Krishtlindjesh në Poloni është parandaluar, sipas zyrtarëve. Shërbimet polake të sigurisë kanë ndaluar një student të dyshuar për përgatitjen e sulmit, tha të martën Jacek Dobërzinski, një zëdhënës i shërbimeve speciale të Polonisë. Studenti, identiteti i të cilit nuk është publikuar i plotë, ndiqte Universitetin Katolik të Lublinit dhe donte të kryente një sulm duke përdorur eksplozivë ndërkohë që planifikonte të bashkohej me një organizatë terroriste, tha zëdhënësi. 'Qëllimi ishte që të frikësonte shumë njerëz dhe të mbështeste Shtetin Islamik. Gjatë hetimit, oficerët e Agjencisë së Sigurisë së Brendshme sekuestruan të dhëna dhe sende që lidhen me Islamin,' shtoi Dobrzynski. Zyra e prokurorit akuzoi studentin për 'ndërmarrjen e veprimeve përgatitore për të kryer një sulm terrorist që mund të kishte rezultuar në vdekjen ose plagosjen serioze të shumë njerëzve'. 'Për më tepër, ai ndërmori hapa për të vendosur kontakte me një organizatë terroriste duke përfshirë marrjen e mbështetjes së saj në kryerjen e sulmit,' tha prokuroria. Sipas zyrtarëve, i riu ishte i magjepsur nga Islami dhe kishte kërkuar të vendoste kontakte me Shtetin Islamik. Sulmi do të kryhej në një nga qytetet e polonisë dhe në shënjestër do të vendosej një treg krishtlindjesh. Raportohet se ai u arrestua në apartamentin e tij në Lublin.

Top Channel/ Lirohet vëllai i Mbretit, u mor 12 orë në pyetje për lidhjet me Epstein
19/02 23:05
Top News- Si u mashtruan amerikanët nga karteli meksikan, u joshën me luks, por u shkatërruan
19/02 23:00
Top News- Lufta e madhe po afron, Irani e SHBA drejt konfliktit të gjerë për materialin bërthamor
19/02 22:15
Top News- Irani përgatit ushtrinë, Trump afron aeroplanmbajtëset me bomba…gati urdhri
19/02 21:40
Top News- Trump zbulon shifrën marramendëse të SHBA për rindërtimin e Gazës, prezanton dhe planin
19/02 21:19
Top News-Luftanijet e F35-at gati për të goditur Iranin, Zyrtarët e sigurisë: Sulmi brenda fundjavës
19/02 21:09
Top News – ‘Ringjallja’ e Hamasit. Grupi i armatosur po rimerr kontrollin e Gazës
19/02 19:20
Top News – Evropa do vuajë të paimagjinueshmen…! Gjenerali gjerman paralajmëron: Putin do sulmojë
19/02 18:23
Top News – Trump përuron Bordin e Paqes. Ndan ‘punët’ për Shqipërinë e Kosovën në Gaza
19/02 18:21
Top News – Rusia ‘luftë’ me SHBA për Iranin / Asete ushtarake rreth vendit, kërkon vetëpërmbajtje
19/02 15:40
Top News – Trump lyen Air Force One / Kuq, bardhë e blu, ushtria amerikane konfirmon
19/02 15:21
Top News- Uashingtoni presion NATO-s/ Kërkon riorganizim dhe zvogëlimin e trupave në Kosovë
19/02 15:20
Top News – Polonia minon kufirin në 48 orë / Doli nga konventa e Otavës, masa hyn në fuqi
19/02 15:05
Top Channel/ Bordi i Paqes, Rama mes 26 folësve në takim: Shqipëria, vend “themelues”!
19/02 14:58
Top Channel/SHBA “tkurrje” KFOR-it, alarm mes diplomateve: “Ballkani shperthen brenda natës”!
19/02 14:38
Top Channel/ Dosjet Epstein, arrestohet princi Andrew: Abuzim me postin, përcolli informacione!
19/02 14:29
Top News – Arrestohet vëllai i mbretit Charles / Andrew përfundon në pranga për lidhjet me Epstein
19/02 13:46
Top News – Tjetër stuhi horror në Evropë / Pedro vjen me ‘përmbytje të papara’ dhe erë të tërbuar
19/02 13:29
Top News – Sot Grenlanda, nesër Svalbardi…! Ishulli arktik në qendër të oreksit të fuqive të mëdha
19/02 13:17
Top Channel/ Zuckerberg del para gjykatës: Padi ndaj platformave online se krijojnë varësi!
19/02 12:26
DIGITALB DIGITALB