Top News – Sulm kibernetik ndaj disa agjencive amerikane
14/12/2020 12:19

Hakerë të dyshuar rusë kanë hyrë në rrjetet e qeverisë amerikane, përfshirë Departamentin e Thesarit dhe atë të Tregtisë, si pjesë e një fushate disa mujore globale të spiunimit kibernetik, që besohet të ketë shënjestruar edhe qeveri të tjera dhe korporata të mëdha. Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Ullyot, tha përmes një deklarate më 13 dhjetor se qeveria ishte “duke marrë të gjitha hapat e nevojshëm për të identifikuar dhe korrigjuar çdo çështje të mundshme në lidhje me këtë situatë”. Ai nuk tha se kush qëndronte pas sulmit. Agjencia Reuters ishte e para që raportoi për këtë sulm kibernetik. Zyrtarët e njohur me këtë çështje thanë se hakerat kishin në shënjestër Departamentin e Thesarit dhe Departamentit të Tregtisë, të dyja këto institucione përgjegjëse për vendosjen e politikës së internetit dhe të telekomunikacionit. Ekziston gjithashtu një shqetësim se rrjetet e agjencive tjera qeveritare mund të jenë komprometuar. Situata është aq serioze, sa që Këshilli i Sigurisë Kombëtare u mblodh në Shtëpinë e Bardhë më 12 dhjetor, njoftoi Reuters. “Kjo është një histori shumë më e madhe se një agjenci e vetme”, i tha agjencisë Reuters një prej njerëzve që ka njohuri për këtë çështje. “Kjo është një fushatë e madhe e spiunazhit kibernetik që synon qeverinë e SHBA dhe interesat e saj”, tha burimi. Reuters dhe Washington Post, duke cituar zyrtarë amerikanë, thanë se hakerat e qeverisë ruse aktualisht besohet se qëndrojnë prapa sulmit. Hetimet për këtë rast janë duke u zhvilluar nga Byroja Federale e Hetimit (FBI) dhe agjenci tjera. Operacioni i hakerëve, që besohet të ketë filluar muaj më parë, por që është zbuluar tani, përfshinë edhe spiunimin e postës elektronike të agjencive të shënjestruara. Zbulimi vjen pasi firma amerikane e sigurisë kibernetike FireEye më 8 dhjetor tha se “një vend me aftësi sulmuese të nivelit të lartë” u fut në rrjetin e saj.

Top Channel/ ‘Ne i ndaluam sulmet ndaj Iranit që në 3 të mëngjesit’, ushtria izraelite: Në Liban…
08/04 20:14
Top Channel/JD Vance ndërpritet nga telefonata e Trump gjatë fushatës elektorale të Orban në Hungari
08/04 20:12
Top Channel/ Kush fitoi dhe kush humbi? “Pazari i madh” për Hormuzin
08/04 20:00
Top Channel/ Irani bllokon sërish Hormuzin! Armëpushim me SHBA në rrezik
08/04 19:58
Top News – ‘Biskota’ për Iranin. Trump kërkon uraniumin në këmbim të sanksioneve
08/04 16:45
Top News – Beteja mes Rubio e JD, Vance. Pse sekretari është favorit për të pasuar Trump në SHBA
08/04 15:19
Top Channel/ Kina pas marrëveshjes SHBA-Iran? The Economist: Nuk veproi vetëm Pakistani!
08/04 15:13
Top Channel/ Tregjet globale, vazhdon rënia e cmimit të naftës pas marrëveshjes SHBA-Iran!
08/04 14:54
Top Channel/ Kinës i vjedhin sekretet, hakerat marrin të dhënat nga superkompjuteri i qeverisë
08/04 14:53
Top Channel/ Greqia ndalon në 2027-tën mediat sociale për moshat nën 15 vjec!
08/04 14:30
Top Channel/ Armëpushimi në Iran, Starmer “kap momentin”: Niset drejt Gjirit Persik!
08/04 12:05
Top Channel/ Marrëveshja SHBA-Iran, reagon Franca e Spanja: “Ndezën zjarrin, hedhin një kovë ujë”!
08/04 11:54
Top Channel/ Marrëveshja SHBA-Iran, bie cmimi i naftës, ekspertët:“Trump s`do rrezikonte energjinë”!
08/04 11:52
Top Channel/”90 minuta larg katastrofës”: Arrihet armëpushimi SHBA-Iran, Hormuzi hapet për dy javë!
08/04 11:51
Top Channel/ Mbyllja e Hormuzit “pasuroi” Rusinë? DW: Miliarda nga nafta, gazi e plehrat kimike!
08/04 11:50
Top News- Paqja dy javore SHBA-Iran/ Çfarë përfshin plani 10 pikësh për armëpushim
08/04 10:20
Top News- “Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, mesazhi i fundit i Trump
07/04 23:00
Top News- “Kërcënime të rrezikshme”/ Britania kundër Trump, gati të mbyll bazat për amerikanët
07/04 22:48
Top News- Rusia e Kina bëhen bashkë, në krah të Iranit: Bllokojnë hapjen e Hormuzit
07/04 22:46
Top News- Ushtarët harrojnë misionin, abuzojnë fëmijët…harrojnë të luftojnë bandat
07/04 22:45