Autoritetet gjermane po hetojnë një seri përplasjesh, në dukje të qëllimshme, në një autostradë në Berlin. Ata dyshojnë se goditja e disa makinve radhazi nga një 30 vjecar irakian mund të jetë një sulm me motive islamike. Incidenti ndodhi të martën në mbrëmje. Gjashtë persona u plagosën, tre prej të cilëve rëndë, kur makina e të dyshuarit u përplas me automjetet tjera në autostradën A100.