Parlamenti suedez ka miratuar transferimin e pothuajse 300 milionë dollarëve ndihmë ushtarake për Ukrainën, duke përfshirë municione, pjesë këmbimi dhe automjete, njoftoi parlamenti në faqen e tij zyrtare të internetit këtë të enjte. Kësti i ndihmës përbëhet nga mbi 100 milionë dollarë pjesë këmbimi dhe furnizime emergjente, dhe municione, komponentë municionesh, pajisje për çminim dhe mjete transporti me vlerë pothuajse 200 milionë dollarë.