Top News – Stuhitë në Jupiter/ Pamje nga teleskopi ‘hubble’
19/09/2020 19:34

Sa herë që teleskopi hapsinor Hubble, fikson një imazh të planetit më të madh në sistemin tonë diellor, Jupiteri duket i ndryshëm. Këtë herë, Hubble ka sjellë imazhet e rralla të stuhive në planet. Gjigandi i gaztë ka një atmosferë që është në lëvizje të vazhdueshme. Ngjyrat dalluese të tij krijohen nga atmosfera e planetit që dominohet nga hidrogjeni dhe heliumi. Atmosfera e trazuar e jupiterit dhe stuhitë, shihen qartë në imazhet e reja të Hubble. Re të zgjatura dhe të dredhuara shtyhen nga erëra që kanë forcën e uraganëve. Rrufetë madje mund të shihen të ndricojnë brenda stuhive në planet dhe forca e tyre i bën rrufetë në tokë të duken jashtëzakonisht të dobëta. Cdo vit, Hubble mundet të fiksojë portrete të detajuara të Jupiterit, kur toka i afrohet atij më shumë, dhe kjo ndodh kur jupiteri është në anën tjetër të tokës me në mes diellin. Ky është një afrim i ngushtë në terma astronomike, por rreth gjysmë miliardi milje i ndajnë planetët gjatë këtij eventi që ndodh në gusht. Imazhet e reja të Hubble janë marrë më 25 gusht dhe tregojnë jupiterin në një distancë prej më shumë se 400 milionë milje larg tokës. Detaji që Hubble mund të fiksojë edhe në një distancë të tillë, vepron si një raport moti për jupiterin. Europa, hëna e akullt e jupiterit, po ashtu shfaqet në anën e majtë të imazhit. Shkencëtarët mendojnë se europa ka një oqean të lëngshëm nën kreshtën e akullt të saj. Dhe ai ëhstë një nga botët ujore në sistemin tonë diellor që mund të jetë edhe i përshtatshëm për ndonjë formë jete. Europa do të jetë mes hënave që do të eksplorohen nga një mision i agjencisë hapsinore evropiane që do të nisë në 2022.

Top Channel/ Merkel kritikon BE dhe Trump: Po bëhen të paaftë për vendimmarrje
17/09 22:58
Top Channel/ U dënua me 27-vite burg për grusht shteti, ish-presidenti brazilian bëhet për spital
17/09 21:50
Top Channel/ Zbulohet raporti tronditës: Dy në çdo tre vdekje këtë verë u shkaktuan nga nxehtësia
17/09 21:49
Top Channel/ Gruaja e Navalny publikon provat tronditëse: Ai u helmua në burg, analizat…
17/09 21:47
Top Channel/ Vizita e Trump në Britani shkakton tensione, Kryebashkiaku i Londrës: Përçarës, po…
17/09 21:09
Top Channel/ Irani njofton ekzekutimin e një tjetër agjenti të Mossad, rriten tensionet me Izraelin
17/09 21:08
Top Channel/ Gruaja e Navalny publikon provat e vd*kjes së bashkëshortit të saj, akuzon Kremlinin
17/09 21:07
Top Channel/ Pritje madhështore! Trump vizitë historike në Familjen Mbretërore të Anglisë
17/09 19:38
Top News – Trump nis vizitën historike në Britani / Mes pompozitetit e protestave, pritet nga mbreti
17/09 15:36
Top News – Prodhojnë armë së bashku…‘Barracuda-500’, Tajvani e SHBA prezantojnë armën e re
17/09 15:28
Top News – Blen raketa që godasin Moskën / Danimarka armatoset deri në dhëmbë: Kërcënim rus
17/09 15:28
Top News – Putin ‘po teston limitet’ / Kancelari gjerman paralajmëron Evropën
17/09 15:27
Top Channel/ Trump fillon vizitën e dytë zyrtare në Britaninë e Madhe!
17/09 14:55
Top Channel/ Trump mbërrin në Britaninë e Madhe, e presin me fotot e Epstein!
17/09 14:54
Top Channel/ SHBA pezulloi dialogun, Hovenier: Pakënaqësitë me Kurtin u bënë “kapicë”!
17/09 14:52
Top Channel/ Tre ditë dëshmi për Thaçin, Rubin e “mbyll” me Hagën: Më vjen mirë që u thirra!
17/09 14:37
Top News – Lirohet nga burgu gjerman / I dyshuari për zhdukjen e vogëlueshes britanike
17/09 13:01
Top News – Botox i mbuluar me perçe / Kirurgjia kozmetike, në modë në Afganistan
17/09 13:00
Top News – Kundërshtari i Putinit u helmua në burg / Laboratorët e huaj e konfirmojnë
17/09 12:24
Top Channel/ BE e OKB bashkë për Gazën: Ndaloni masakrën, po rrezikoni palestinezët, e pengjet vetë!
17/09 12:11