Stuhia Eunice që ka goditur Evropën në ditët e fundit ka pasur pasoja edhe mbi botën sportive. ai që e ka përjetuara në mënyrë të drejtpërdrejtë situatën e krijuar nga erërat e forta ishte pikërisht Bernd Leno teksa pa që një pemë të bierë mbi banesën e tij. Portieri i Arsenalit nuk ngurroi të fotografojë gjithcka dhe të postojë imazhet e pemës së rënë në profilin e tij në rrjetet sociale teksa në foto shfaqet pema e rrëzuar në kopshtin e banesës së portierit gjermanduke qëndruar në Londër, Stuhia Eunice ka shkaktuar dëme edhe në impante të tjera sportive.