Top News – Stuhi bore në SHBA, paralajmërime në 14 shtete
17/12/2020 12:41

Një stuhi dëbore ka shkaktuar kaos në pjesë të bregdetit lindor të SHBA-së, me më shumë se 60 milionë njerëz që ndodhen në rrugën e saj. Stuhia pritet të shtrihet nga Kolorado në Maine dhe 14 shtete janë vendosur paralajmërime të rrezikut. Në disa vende pritet të bjerë deri në dy metra (60cm) dëborë. Shërbimi Kombëtar i Motit ka paralajmëruar për “kushte të rrezikshme, në mos të pamundura të udhëtimit” në zonat më të prekura. Bora më e madhe parashikohet të bjerë të mërkurën në mbrëmje. Shërbimi Kombëtar i Motit tha se disa zona do të shohin më shumë borë “në një ngjarje sesa kanë parë të gjithë dimrin e kaluar”. Të paktën dy persona kanë humbur jetën në Pensilvani pas një përplasje masive të makinave. Policia tha se shumë njerëz u plagosën në përplasjen e cila përfshiu midis 30-60 automjete. Në Nju Jork, kryetari i Bashkisë, Bill de Blasio, ka paralajmëruar se stuhia mund të jetë më e fuqishmja në disa vite. Ai paralajmëroi banorët që “ta marrin këtë seriozisht”. Shkollat në të gjithë qytetin kanë kaluar në mësimin online. Qindra fluturime janë anuluar dhe shërbimet hekurudhore janë pezulluar në të gjithë verilindjen. Sekretarja amerikane për Transportin Elaine Chao paralajmëroi ata që ishin në zonën e stuhisë “të kenë kujdes me lëvizjet e tyre dhe të mos vozisin në kushte të rrezikshme”.

Top Channel/ Protesta masive në Lyon, pas vdekjes së një aktivisti të ekstremit të djathtë
21/02 23:20
Top Channel/ Trump i bën fakt tarifat e reja 15% për Botën. Hyjnë në fuqi që më 24 shkurt
21/02 22:32
Top Channel/ Frika e një lufte SHBA-Iran, Gjermania thirrje shtetasve të saj: “Largohuni tani”!
21/02 15:29
Top Channel/ “Anëtarësim në BE pa veto”, FAZ: “Debati po shkon në drejtimin e duhur”!
21/02 15:28
Top Channel/ Shqipëria, trupa në Gaza: Del harta, Kosova “merr” veriun e Gazës, Shqipëria…
21/02 15:25
Top News – 20 mijë ushtarë në Gaza. Shqipëria drejton Deir al-Balah, Kosova veriun
21/02 14:55
Top News – Shfuqizimi i tarifave të Trump. Macron përshëndet vendimin e gjykatës së SHBA
21/02 13:20
Top Channel/ Polonia minon kufirin, tërhiqet nga Konventa e Otavës: Jo duarkryq para Rusisë!
21/02 12:29
Top Channel/ Tensionet me Iranin, NYT: Po evakuohen bazat amerikane në Lindjen e Mesme!
21/02 12:28
Top Channel/ Supremja i rrëzoi tarifat, Trump vendos taksë të re globale prej 10%!
21/02 11:38
Top Channel/ Bien me 30% eksportet e çelikut të BE-së drejt SHBA-së: Ngecin bisedimet për tarifat!
21/02 11:18
Top Channel/ “Zbutet” Hamasi: Pranojmë forcat ndërkombëtare në Gaza, mes tyre edhe Shqipëria!
21/02 11:02
Top News – Po dëshmonte për Epstein. Avokati e kërcënon: Përgjigju shkurt
21/02 10:53
Top News – Tarifa globale. Trump e vendos 10 për qind për të gjitha importet
21/02 10:41
Top News – Tarifat e Trump bien. Gjykata supreme në SHBA i shfuqizon globalisht
21/02 10:12
Top News – Gjenerata e re e armëve bërthamore. Inteligjenca amerikane thotë se Kina i ka testuar
21/02 10:11
Top News- Sulm nga persona të armatosur/ Nigeri, vriten rreth 50 persona dhe rrëmbehen gra e fëmijë
20/02 22:38
Top News- Milano, 9 orë i bllokuar në kasafortë / Hyri për të grabitur bankën, ‘lirohet’ nga policia
20/02 15:45
Top News-Truprojat e Aliyevit rrahin protestuesit/Ishte në Uashington për takimin e Bordit të Paqes
20/02 15:30
Top Channel/ Kufizime për të hyrë në Al Aksa, Izraeli lejon vetëm 10 mijë persona
20/02 15:03
DIGITALB DIGITALB