Top News – Studimi, efektet afatgjatë të covid 19/ Shumë nga të shëruarit vijojnë me simptoma
29/01/2021 13:14

Shumë nga njerëzit e infektuar me Sars-Cov-2, qofte edhe ata qe nuk u shtruanen spital, vazhdojnë të përjetojnë simptoma të ndryshme për muaj me radhë. Një studim i botuar në revistën “The Lancet”, ilustron përmasat e këtij fenomeni shqetësues, i quajtur “Covidi i Gjatë”. Studiuesit kinezë që kryen studimin u përqendruan në ecurinë e shëndetit të mbi 1000 pacienteve të prekur nga Covid-19. U konstatua se gjashtë muaj pasi iu shfaqën simptomat e para, 76 për qind e pacientëve që kishin dalë nga spitali, raportuan se kishin ende të paktën një simptomë. Më të goditura nga efektet anësore afatgjatë ishin gratë. Simptomat që raportoheshin më shpesh ishin lodhja fizike ose dhimbjet e muskujve si dhe shqetësimet e gjumit. Ndërkohë behet e ditur ne studim janë vërejtur edhe raste të çrregullimeve të vazhdueshme të veshkave, të cilat nuk ishin zbuluar gjatë shtrimit në spital. Gjithashtu, pacientët e sëmurë më rëndë me Covid-19, performuan më keq në një test 6 minutësh të ecjes më këmbë. Gati çereku nuk arriti të përshkruante dot distancën minimale. Studimi u bazua gjithashtu tek 94 pacientë, shkalla e antitrupave të të cilëve është regjistruar në kohën e infeksionit maksimal. Gjashtë muaj më vonë, niveli i antitrupave ndaj virusit ishte përgjysmuar. Autorët e studimit, nënvizojnë se ky është studimi me grupin më të madh të pacientëve të shtruar në spital.

Top Channel/ Aksident fatal në Vlorë, e reja italiane godet nga pas kamionçinën, humb jetën shoferi
01/09 19:48
Top News- Kamionçina përplaset me veturën në aksin Fier-Vlorë, një viktimë e një i plagosur
01/09 19:46
Top Channel/ Piramidat online, eksperti i kriptomonedhave tregon si mashtruesit i vodhën profilin
01/09 19:40
Top News – Kriza e burimeve njerëzore. 40 mijë pensionistë u rikthyen në punë brenda një viti
01/09 19:02
Top News – Anëtarësimi brenda 2030. Marta Kos optimiste: Shqipëria po realizon detyrat
01/09 18:50
Top News- Një i vd*kur, një në gjendje të rëndë/ Aksident në Fier-Vlorë, makina del nga rruga
01/09 18:49
Top Channel/ Aksident në autostradën Fier-Vlorë, një humbje jete dhe një i plagosur rëndë
01/09 15:59
Top News – Zgjerimi me vendet e Ballkanit. Rama kritik me BE: Makineri burokratike e tepruar
01/09 15:41
Top Channel/ Në klasë pa telefona e kufje! Udhëzimi i ri: Do mbyllen në një kuti
01/09 15:28
Top Channel/ Zbardhet përleshje në Korçë. Sherri masiv ndodhi në një lokal. 10 të arrestuar
01/09 15:17
Top Channel/ Si do pastrohen mbeturinat, plani si do funksionojë operatori kombëtar për mbetjet
01/09 15:16
Top Channel/ BKH “kërkon” shef të ri, KLP diskuton përfundimin e mandatit të drejtueses aktuale
01/09 15:13
Top News- Një në katër shqiptarë punon pa pagesë, rritet numri i të punësuarve në bizneset familjare
01/09 14:54
Top Channel/Edicioni i 20- të i Forumit Strategjik BLED, Rama në Slloveni:Të jemi miq, pastaj aleatë
01/09 13:43
Top Channel/ “Martesa jonë është më e mirë se BE-ja”, Rama: Kur do t’i ikësh martesës, shkon në…
01/09 13:42
Top Channel/“Kur vjen puna për të ndjekur Europën…”, Rama në Slloveni: Në besnikëri jemi të verbër
01/09 13:42
Top News- ‘Fytyra e drejtësisë sorosiane’ / Sali Berisha u rikthehet akuzave ndaj gjyqtares Gjoka
01/09 13:36
Top News- Vodhën mobilierinë ku punonin/ Dy persona në pranga dhe dy nën hetim
01/09 13:23
Top Channel/ Përleshje me thika, tre të plagosur në Korçë, nëntë të arrestuar
01/09 12:52
Top Channel/ Berisha “dorëzohet” në SPAK! Zbaton detyrimin për paraqitje
01/09 12:51