Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës, u miratuan këtë të hënë një sërë vendimesh që synojnë përmirësimin e jetës së qytetarëve, përmes mbështetjes sociale dhe investimeve në shkolla, rrugë, transport publik e hapësira publike. Kryetarja e komanduar Anduela Ristani u shpreh se 230 familje do të përfitojnë ndihmë ekonomike kurse 18 familje do të përfitojnë subvencion qiraje.