Të premten u zhvillua në Senatin Amerikan një konferencë në lidhje me politikën e SHBA ndaj Iranit. Në këtë konferencë folën gjeneralët James Jones, John Bolton, Senatori Liberman, Senatorja Jeanne Shaheen dhe të tjerë senatorë dhe ambasadorë. Ata përmendën edhe Shqipërinë. Senatorja Jeanne Shaheen, duke kujtuar vizitën që zhvilloi në vendin tonë vjeshtën e kaluar dhe takimet me kryeministrin Rama tha se ishte shumë e qartë se kush ishte përgjegjës për sulmet kibernetike kundër qeverisë shqiptare. “Pergjegjës, deklaroi ajo, ishte Irani sepse Shqipëria ka strehuar muxhahedinët iranianë. Gjenerali James Jones shprehu mirënjohjen për qeverinë e Shqipërisë, për mikpritjen e opozitarëve iranianë në vendin tonë.