Ministria e Drejtësisë publikoi për konsultim publik Strategjinë për Mbrojtjen e Viktimave të Krimit dhe Planin të Veprimit 2024–2030, një dokument që konsiderohet prioritar për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Në këtë dokument i kushtohet vëmendje të veçantë mbrojtjes dhe garantimit të të drejtave të viktimave të krimit në një sistem drejtësie penal të aksesueshëm, transparent dhe efiçent që mbron të drejtat e njeriut sipas standardeve evropiane.