Kur Ukraina kërkoi miratimin e SHBA dhe Britanisë së Madhe për të përdorur armët perëndimore në ofensivën e ndërmarrë në territorin rus më 6 gusht, Londra dhe Uashingtoni patën një përplasje jo pak të vogël. Burime nga qeveria britanike thanë për The Times se Londra dha fillimisht miratimin pa asnjë kusht, duke i dhënë leje Kievit që të përdorë çdo armatim të mundshëm në këtë ofensivë ushtarake.