Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka prezantuar një paketë që do ta sjellë Ukrainën më afër NATO-s. Plani do të krijojë një këshill të ri NATO-Ukrainë, duke pohuar se vendi do të bëhet anëtar i NATO-s e duke hequr kërkesat për planet e veprimit të anëtarësimit. Pavarësisht se e gjithë kjo, deri në një masë e zhgënjeu presidentin ukrainas, Volodimir Zelenski, Stoltenberg tha se Ukraina është tani më afër natos se kurrë më parë. Shefi i natos i tha madje Zelenskit se pret me padurim ditën kur do të shtrëngojnë duart si aleatë.