Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka paralajmëruar se se dhuna po e kthen prapa Kosovën dhe gjithë rajonin. Ai tha se NATO dënon fuqishëm sulmet e fundit të paprovokuara ndaj trupave të KFOR-it në veri të Kosovës, në të cilat u plagosën pothuajse 40 paqeruajtës.