Top News – Stërvitje të mëdha ushtarake / Irani, mesazh para rifillimit të bisedimeve bërthamore
10/11/2021 11:49

Ushtria e Iranit ka nisur manovrat ushtarake të përvitshme pranë Gjirit Persik, njoftoi televizioni shtetëror iranian, disa javë përpara rifillimit të bisedimeve mes Teheranit dhe fuqive botërore për ringjalljen e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015. Manovrat po zhvillohen në një territor të gjerë, në pjesën lindore të ngushticës së Hormuzit deri në atë veriore të Oqeanit Indian dhe në disa pjesë të Detit të Kuq, njoftoi televizioni shtetëror. Rreth një e pesta e naftës që konsumohet globalisht kalon përmes rrugës ujore strategjike të ngushticës së Hormuzit. Që nga viti 2018 ka patur incidente periodike mes ushtrisë së Iranit dhe forcave amerikane në Gjirin Persik, kohë kur ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump tërhoqi Uashingtonin nga pakti bërthamor dhe rivendosi sanksione të ashpra kundër Teheranit. Irani ka reaguar duke shkelur kufizimet e parashikuara në marrëveshje për programin e tij bërthamor. Bisedimet indirekte mes Iranit dhe administratës së Presidentit amerikan Joe Biden për të ringjallur marrëveshjen bërthamore, të cilat ishin pezulluar që nga zgjedhja në qershor e presidentit të vijës së ashpër të Iranit Ebrahim Raisi , do të rifillojnë në Vjenë më 29 nëntor.

Top News – Kalimtari hero çarmatos sulmuesin / Videoja e jashtëzakonshme nga sulmi në Australi
14/12 15:43
Top News – Zelenski heq dorë nga NATO / ‘Kompromis’ nga Ukraina për marrëveshjen e paqes
14/12 15:18
Top News – Aleancë nacionaliste SHBA-Gjermani / Ekstremisti i djathtë, thirrje në galanë e MAGA-s
14/12 14:52
Top News – ‘Shefi i NATO-s është çmendur’ / Flet për luftë me Rusinë, Kremlini: I papërgjegjshëm
14/12 14:35
Top Channel/Ukraina heq dorë nga NATO/ Zelensky: Po bëjmë një kompromis për ti dhënë fund Luftës
14/12 14:34
Top News – Militantët serbë që luftojnë për Putinin…dhe përgatiten për luftë të re në Ballkan
14/12 13:07
Top News – 20 minuta tmerr, mbi 50 të shtëna / Masakër në plazhin australian, konfirmohen 10 viktima
14/12 12:33
Top Channel/ Australi, masakër në festë/10 të vrarë dhe 12 të plagosur në një festë hebraike
14/12 11:57
Top News – Frikë në tregjet e Krishtlindjeve / Gjermani, arrestohen pesë persona, planifikuan sulm
14/12 11:43
Top News – Vriten ushtarët amerikanë në Siri / Sulm i Shtetit Islamik, Trump premton hakmarrje
14/12 11:42
Top News – ‘Dështon motori’, panik në aeroport / Avioni kthehet në pistë, evitohet tragjedia në SHBA
14/12 11:39
Top News – Dominimi amerikan ka mbaruar në Evropë! Merz: SHBA ndjek me agresivitet interesat e saj
14/12 11:38
Top News – Terror në universitet, të shtëna masive / Dy të vrarë e nëntë të plagosur, i dyshuari…
14/12 11:20
Top Channel/Gjermani, parandalohet sulm terrorist/Arrestohen 5 persona, do kryenin atentat me makinë
14/12 11:09
Top News – Kur Zelenski i lutej Putinit ‘në gjunjë’ / Udhëheqësi i kohës së luftës që sfidon shanset
14/12 10:57
Top Channel/ SHBA, terror në Universitetin “Brown” / Dy të vdekur dhe 9 të plagosur nga të shtënat
14/12 10:55
Top News- Vriten dy ushtarë amerikanë, tërbohet Trump: Do t’u gjejmë e do u vrasim pa mëshirë
13/12 23:15
Top Channel/ ISIS sulmon trupat amerikane. Vriten 2 ushtarë dhe një përkthyes. Trump: Do hakmerremi
13/12 22:40
Top Channel/ Vritet komandanti i lartë i Hamas, Raed Saed. Izraeli pranon sulmin
13/12 22:09
Top News- Vdes “i keqi” i Hollivudit, gjendet i pajetë në banesë…artistët në zi
13/12 22:02
BILETA Portokalli - Bileta