Kreu i SPAK përsëriti shqetësimin e paqartësisë së statusit të prokurorëve të posaçëm në përfundim të mandatit të tyre nëntëvjeçar në SPAK. Në një tryezë diskutimi mbi integritetin e SPAK, Altin Dumani tha se ky boshllëk ligjor cenon pavarësinë e Prokurorisë së Posaçmë.