Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj ka njoftuar se qeveria ka miratuar vendimin që i hap rrugën zhvillimit të ekosistemit të startup-eve. Ibrahimaj tha për mediat thirrja do të hapet më 16 shkurt dhe qëndron e hapur për 30 ditë. Ibrahimaj tha se qeveria shqiptare ka planifikuar 3 milionë euro që do të shkojnë në mbështetje të projekteve dhe start up-ve.