Marrëveshja e Britanisë për t'i dhënë Mauritiusit Ishujt Chagos, të cilët janë shtëpia e një baze ushtarake strategjike britaniko-amerikane, është pezulluar për një kohë të pacaktuar, sepse administrata e Presidentit amerikan Donald Trump, ka tërhequr mbështetjen e saj. Qeveria britanike pranoi të shtunën se legjislacioni për ratifikimin e marrëveshjes për ishujt në Oqeanin Indian ka skaduar në Parlament.